AKTUALITET

Situata në Veri, ministrja e Jashtme e Kosovës: Reagimi i Borrell i turpshëm, asnjë fjalë për terroristët

15:19 - 24.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është shprehur pas reagimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell në lidhje me sulmin e armatosur ndaj policisë në veri të vendit, ku një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos.




Gërvalla u shpreh se kryediplomati i BE nuk tha asnjë fjalë në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve.

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.

Ajo e ka quajtur këtë reagim të turpshëm duke shtruar pyetjen se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.