Kronikë

VIDEO/ Shkrumb e hi, çfarë ka mbetur nga zjarri i madh që ra në fabrikën e bojërave në autostradë

10:45 - 24.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e djeshme një fabrikë e bojërave në autostradën Durrës-Tiranë u përfshi nga flakët. Për fat të mirë nuk pati të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.




Zjarri u shua në orët e vona të natës, ndërsa një ditë më pas, ajo çfarë ka mbetur janë vetëm materiale të djegura dhe inerte.

Në njoftim zyrtar policia tha se evakuuan në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

“Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar”, tha policia.

Po ashtu sipas bluve, për çështje sigurie përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë u bllokua dhe lëvizja u  devijua në rrugët dytësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.