AKTUALITET

Vrasja e efektivit të policisë në Veri, Kosova shpall të hënën ditë zie në nderim të Afrim Bunjakut

21:32 - 24.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e  ka shpallur ditën e nesërme ditë zie në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.




Lajmi është bërë i ditur nga presidenca përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Presidentja Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim BunjakuPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit”.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e presidencës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.