BOTA

Vrasja e policit në Veri, reagon KFOR: Po monitorojmë nga afër situatën. Ushtarët tanë janë gati të përgjigjen nëse kërkohet

14:51 - 24.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas sulmit mëngjesin e sotëm (24 shtator) në veri ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagos një tjetër, ka reaguar edhe KFOR-i.




KFOR-i raporton se po vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska, ndërsa është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet”, njofton KFOR-i.

Reagimi i plotë

Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.