LAJMI I FUNDIT

Vrioni rikthehet si protagonist, sulmuesi shqiptar shmang humbjen dhe kualifikon skuadrën e tij në “play-off”

09:00 - 24.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhakomo Vrioni është rikthyer të bëjë protagonistin në MLS, me sulmuesin shqiptar që ndihmoi skuadrën e tij të shmangte humbjen përballë skuadrës ku luan Xherdan Shaqiri, Chicago Fire.




Gjithsesi mesfushori shqiptar i Zvicrës mungoi në këtë takim për shkak të një kartoni të kuq të marrë.

Sa i përket Vrionit, sulmuesi shqiptar ishte titullar për 62 minuta, i cili u bë priotagonist në golin e dytë të Neë England Revolution.

24-vjeçari asistoi për shokun e tij të skuadrës, Gil, i cili gjuajti nga jashtë zonës, me topin që u devijua e më pas shkoi në rrjetë.

Kështu takimi u mbyll 2-2, me skuadrën e Vrionit që u kualifikua për në fazën “play-off” të kampionatit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.