AKTUALITET

Vuçiç flet në konferencën e jashtëzakonshme: Vrasja e policit nga Kosova nuk iu desh askujt

20:18 - 24.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po bën adresimin e tij, të parë sot, që nga akti terrorist i ndodhur nga sulmues serbë në Banskë të Zveçanit në veri.




“Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është diçka që nuk iu desh askujt. Një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Që nga viti 1999, siç e dini, ne nuk kemi pasur kontroll efektivët. Na u desh shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ndodhi. Që ne t’ua komunikojmë të vërtetën njerëzve dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje”, tha presidenti.

Më tej ai shtoi:

“Pse ndodhi e gjithë kjo – serbët u revoltuan duke mos dashur më terrorin e Kurtit, përdorën të ashtuquajturën policinë e Kosovës 62 herë, 55 sulme me motive etnike… Nuk dua të justifikoj vrasjen e një polici të Kosovës në çdo mënyrë dhe kjo është e dënueshme, por nuk ka”, theksoi presidenti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.