Kronikë

Zjarri shkrumboi fabrikën e bojrave në Maminas/ Reagon policia, tregon nëse kishte punëtorë brenda saj

07:42 - 24.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia reagoi në lidhje me zjarrin që përfshiu një fabrikë bojërash në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Maminasit, e cila sqaron se në momentin kur ra zjarri nuk kishte punonjës.




Në njoftim zyrtar policia thotë se kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

“Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar”, tha policia.

Po ashtu sipas bluve, për çështje sigurie përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë u bllokua dhe lëvizja u  devijua në rrugët dytësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.