Kryesore

“Nëse jashtë bie shi, iu duket sikur është diell”/ Nga humbja e perceptimit deri tek ndjesitë e paralizës, mjekja: Ja çfarë pasojash kanë tullumbacet me azot në trupin tonë

15:46 - 25.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përdorimi i tollumbaceve të mbushura me gazin oskid-azoti nga të rinjtë, është kthyer në një shqetësim edhe për vendin tonë.




Mjekja toksikologe, Esmeralda Thoma tregon pasojat e rrezikshme për shëndetin që mund të shkaktojë tek të rinjtë përdorimi i këtij gazi.

Thoma shpjegon se ky gaz njihet si gazi që të bën për të qeshur, por që me përdorimin e tij mund të ndryshojë edhe perceptimi për realitetin.

Ndër të tjera pasoja toksikologia rendit edhe humbjen e ekuilibrit, apo edhe paralizën e gjymtyrëve.

“Ky gaz në rrugën e përdoruesve njihet si gazi që të bën për të qeshur.

Me kalimin e kohës ndryshon perceptimi i realitetit. Po e shpjegoj në vija të trasha, nëse jashtë po bie shi, nga konsumimi i kësaj lloj droge duket sikur është diell.

Me kalimin e kohës jep humbje të ekuilibrit. Dëmton perceptimin për çdolloj situate. Sigurisht varet nga sasia që konsumohet.

Çështja e humbjes së ekuilibrit ka të bëjë me humbjen e perceptimit, pastaj shkaktojnë një ndjesi paralize në gjymtyre, që njerëzit e perceptojnë sikur kalojnë insekte të ndryshme mbi trup,” tha Thoma në studion e News24


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.