Kryesore

U vra në veri të Kosovës, mbahen sot homazhe në Tiranë në nder të Afrim Bunjakut

10:26 - 25.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Tiranë sot do të zhvillohen homazhe në ndër të efektivit të policisë së Kosovës, i cili u vra dje në veri të vendit teksa ishte ne krye të detyrës.




Gatari Marin Mema ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen pa ngjyra politike dhe patriotizëm bosh.

Ai shprehet se homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj Kombit.

“Pa fjalë, pa ngjyra politike e patriotizëm bosh, por me vepra! Sonte në ora 19:00 takohemi tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë! Kosova nuk është vetëm.

Sonte në ora 19:00 jepi kohë dashurisë për Kombin! Homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj Kombit!  Të ndezim një qiri, të vendosim një lule, të jemi aty edhe thjesht me njëri-tjetrin për shpirtin e një heroi që jetën e dha për të mbrojtur trojet shqiptare! Ky homazh nuk ka lidhje me politikën, por vetëm me Kombin! Vetëm me Kombin! Bëhu pjesë! Sot është dita të jemi bashkë me ngjyrat e flamurit! Unë do të jem, duhet të jemi të gjithë‼️


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.