AKTUALITET

Kurti: Në Bruksel Vuçiç na tha se Radojiçiç do bëhet Adem Jashari i serbëve

22:39 - 26.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një reagim të fundit në rrjete sociale shkruan se, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe se në takimin e 2 majit në Bruksel ka thënë se  Millan Radojçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Kurti shprehet më tej se Vuçiç dëshironte ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.




“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, shkruan Albin Kurt


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.