BOTA

U arrestuan pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, lirohen nga qelia 4 prej të arrestuarve në veri të Kosovës

12:46 - 27.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka liruar katër persona të arrestuar më 24 shtator në Banjskë të komunës së Zveçanit për mungesë provash të Policisë së Kosovës.




Të katërtit janë arrestuar teksa afër manastirit në Banjskë janë zhvilluar përleshje në mes të Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.

Në atë sulm, që për Kosovën ka qenë terrorist, janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues.

Ndërkohë, Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe katër persona tjerë.

Për tre prej tyre është marrë vendim për paraburgim prej një muajsh.

Të dyshuarit me inicialet. B.S., D.M, dhe V.T, akuzohen për veprat penale, kryerja e veprave terroriste dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetutes dhe sigurisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiçin, nënkryetarin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Më 26 shtator, Sveçla e ka publikuar një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiçi i armatosur në Banjskë.

Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiçit.

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje për përballjen e fajtorëve me drejtësi. /REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.