AKTUALITET

‘Serbia donte të fillonte lufta të dielën’, Albin Kurti: S’përjashtohet një sulm i ri, ‘grupet e armatosura’ po stërviten afër kufijve të Kosovës

20:51 - 29.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, duke folur për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës ka shprehur shqetësimin se i druhet një sulmi të ri nga Serbia.




I pyetur nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, Kurti u përgjigj se ka shumë informacione dhe se këto “grupe të armatosura”, të cilave, siç shtoi ai, Forcat e Armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armë dhe municion, janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe “po përgatiten për luftë”.

“Nuk përjashtohet ri-agresioni”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia donte që lufta të fillonte të dielën. Ai akuzoi Beogradin dhe grupet e armatosura se duan të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë.

Kryeministri i Kosovës e akuzoi Vuçiqin se “deshi një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.