AKTUALITET

VIDEO/ Ministri i Brendshëm i Kosovës, Sveçla publikon pamje brenda vilës së Radoiçiç që u bastis nga policia e Kosovës: Bëhet fjalë për një Pablo Escobar të rajonit

16:09 - 29.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet e Kosovës kanë bastisur dhe kanë sekuestruar prona të Millan Radoiçiçit në veri të Kosovës, gjatë një operacioni që u zhvillua lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.




Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje brenda vilës së Milan Radojçiçit në Liqenin e Ujmanit pasi u bastis gjatë aksionit të Policisë së Kosovës. Sveçla shprehet se edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.

“Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund. Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”, shkroi Sveçla.

“Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.