Kronikë

Evakuohen banorët/ Çfarë po ndodh në Shkozë? Rrjedhje gazi në një pikë karburantesh

12:23 - 30.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tub gazi në një karburant pranë rrethrrotullimit të Shkozës është çarë duke shkaktuar kështu rrjedhje gazi në zonë.




Sipas informacioneve, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

 

 

Për çështje sigurie, rruga e urës së Shkozës është bllokuar, pasi në zonën e perimetrit të rrethuar ka ende rrezikshmëri.

Sipas uniformave blu, mësohet se janë evakuar banorët.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.