Kronikë

FOTO/ Humbi jetën pasi e copëtoi makineria e mishit, ja kush është 50-vjeçarja shqiptare

11:12 - 30.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kjo është 50-vjeçarja shqiptare, e cila humbi jetën pasi u pre nga një makineri grirëse e mishit në një dyqan në Messolonghi mbrëmjen e së premtes (29 shtator).




Makineria grirëse e mishit i kapi flokët kur ajo po e pastronte, duke e bërë copash.

 

 

Policia greke vendosi në pranga pronarin e dyqanit, i cili akuzohet për një aksident në punë me pasojë vrasje nga pakujdesia.

Trupi i shqiptares u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në Evinochori.

Ngjarja tragjike ndodhi në sy të 50-vjeçares, e cila punonte së bashku me të ëmën duke pastruar dyqanin për të siguruar jetesën.

“Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në atë gjendje”, tha një i afërm i viktimës për protothema.gr.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.