Kronikë

“Fridman Xhaferaj në fillim e kërcënoi, më pas iu përgjërua që ta linte të gjallë”/ Zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë: Si Laert Haxhiu e vrau kushëririn e tij

11:52 - 30.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artan Tafani u arrestua pak ditë më parë për grabitjen e një pike këmbi valutor në Astir. Por ai vendosi që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ku ka hedhur dritë për disa ngjarje të rënda, ku përfshihen vrasje, rrëmbime, dhe vendosje të lëndëve shpërthyese.




Por për Tafanin, vrasja e Fridman Xhaferaj, ka qënë më e rënda dhe më shtazarakja.

Në dëshminë e dhën nga ai për hetuesit dhe të publikuar nga Ora News, ai ka thënë se vrasje ka lënë shenja tek ai, duke besuar se Laert Haxhiu, tashmë ishte kthyer një njeri me paranoja që ishte i gatshëm të vriste këdo nga grupi i tij, nëse dyshonte se mund ta tradhtonte.

Vrasja e Xhaferaj ndodhi për shkak se ai e kishte kërcënuar kushëririn e tij Laertin, se nëse ky i fundit nuk e ndihmonte për ta nxjerrë nga burgu i Peqinit, Fridmani do fillonte të fliste në polici dhe prokurori, për vendodhjen e të kërkuarit Laert Haxhiu dhe krimet e tij.

“…kërcënimi apo shantazhimi se Fridmani do fliste në burg, nëse Laerti nuk e ndihmonte, nuk është pritur mirë nga Haxhiu. Këtë mesazh, Fridmani ja kishte çuar këshëririt të tij, përmes avokatit që shkonte çdo muaj e takonte në burg. Avokati ia ka përcjellë Laert Haxhiut dhe që në këtë moment, ai ka filluar të dyshojë mbi besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e Fridmanit. Në këtë moment Laerti, ka filluar të bëjë plane dhe të flasë për ndëshkimin e tradhtarëve, ndërsa shprehej se kushëriri i tij,i kishte ulur reputacionin…Fridmani kishte rënë në burg për djegien e një makine”-tregon bashkëpunëtori i prokurorisë.

Përmes lidhjeve të tij, Laert Haxhiu arrin të ndryshojë në gjykatën e Lushnjës, masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Fridman Xhaferaj.

Pas daljes së Fridmanit nga burgu, Laert Haxhiu filloi të vërë dalë nga dalë në zbatim planin për vrasjen e tij.

Në këtë vrasje kanë marrë pjesë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka (Golja), Mariglen Topuzi, Bledar Berberi, vëllai i “Koros” dhe Idriz Manej nga Shkodra me nofkën “Gjyshko”.

Sipas të penduarit, vrasja është kryer në një vend tjetër, ndërsa trupi i pajetë është hedhur në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

“…Fridman Xhaferaj, para se të vritej është rrahur… Laerti së bashku me ne, i kërkonim llogari nëse kishte folur dhe pse kishte shantazhuar dhe kërcënuar nga brenda burgut. E kemi goditur disa herë. Kur e vramë ai kishte rënë në gjunjë, ndërsa dy persona e tërhiqnin nga të dy krahët. Fridmani, pa pistoletat dhe filloi të ushtronte forcë për t’u larguar, por s’mund të lëvizte se dy veta e mbanin me forcë nga krahët. Ai i ka kërkuar falje Laertit, është përgjëruar dhe lutur të mos e vrisnin, në këtë moment është qëlluar me plumb pas koke. Për shkak se Fridmani ka lëvizur kokën shumë shpejt, plumbi i ka shkaktuar një të çarë, por i ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Me makinë e kemi transportuar në Gjanç, ku trupin e pajetë e hodhën në rezervuar…”, ka treguar Artan Tafani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.