BLUETOOTH

“O Kosove, djep lirie”-Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së!

10:43 - 01.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si  Fifi, së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Më lër të flas”.




Fifi ka zgjedhur që në fund të intevistës, të bëjë një recitim të Marshit të UÇK-së, të interpretuar në versionin origjinal nga Arif Vladi. Interpretim ky që ka rrëqethur publikun.

Ky interpretim i këngëtares vjen pas rastit së vrasjes së një nga efektivëve të policisë në Kosovë.

Recitimi i dedikohet sigurisht të gjithë Policisë së Kosovë por  dhe në veçanti policit të ndjerë Afrim Bunjaku,i cili u vra në krye të detyrës.

Fifi ka vazhduar teksa ka thënë pak fjalë për situatën në veri ku shprehet se e ka përjetuar shumë rëndë.

“E kam përjetuar absolutisht shumë rëndë, pasi që unë i kam dajat e Mitrovicës dhe i kam andej, dhe është goxha e rëndë me i pas familjarët andej, edhe pse nuk janë në veri, por prapë në Mitrovicë janë. Është goxha e rëndë të duash të mendosh prapë të ndodh diçka ose të rikthehet një situatë si 99-ta, s’do të doja të ndodhte”, ka thënë Fifi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.