LAJMI I FUNDIT

Menopauza/ Si ndikon në shikim, probleme të zakonshme të syve

19:26 - 02.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dihet se menopauza është një periudhë e veçantë në jetën e grave, duke shkaktuar një sërë ndryshimesh të rëndësishme që ndikojnë në mënyrën e funksionimit të trupit të tyre. Nuk do të ishte ekzagjerim të thuash se duke kaluar menopauzën, një grua hyn në thelb në një fazë të re të jetës.




Ndër simptomat që karakterizojnë zakonisht këtë fazë, dy nga më të shpeshtat dhe më të njohurat janë ndezjet e nxehta dhe djersitjet gjatë natës. Megjithatë, një numër në rritje i provave shkencore sugjerojnë se menopauza ka të ngjarë të ndikojë edhe në shëndetin e syve. Në veçanti, siç theksojnë optikët, femrat mund të vërejnë ndryshime në formën e syve të tyre, por edhe të përballen me kushte të tilla si thatësia dhe rreziku i shtuar i infeksionit për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë menopauzës.

Optometristja Charlotte Cook shpjegon: “Disa gra raportojnë ndryshime në sytë e tyre gjatë menopauzës. Midis tyre është syri i thatë, i cili shkakton siklet ndërsa ndikon në cilësinë e shikimit apo ndjeshmërinë e syve ndaj lotëve. Është gjithashtu e mundur që sytë të ndryshojnë formën ndërsa gratë plaken dhe hormonet e tyre ndryshojnë. Kjo mund të shkaktojë probleme sidomos për ata që mbajnë lentet e kontaktit, ndaj do të ishte mirë që të kontrollohej rregullisht shëndeti i syve”.

“Një tjetër ankesë e zakonshme e shumë grave është se sytë e tyre ndihen të lodhur, duke rezultuar në dhimbje koke më të rregullta dhe parehati në qafë dhe shpatulla”, shtoi ajo.

Badrul Hussain, një okulist në Spitalin e Syrit Moorfields në pronësi të NHS në Londër tha: “Ndryshimet hormonale mund të ndikojnë në gjëndrat meibomiane, të cilat prodhojnë vajra, duke ndihmuar në mbrojtjen dhe lubrifikimin e syrit me lot”. Kjo mund të shkaktojë tharje të syve dhe një rrezik më të lartë të infeksionit të syve, përfundoi ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.