AKTUALITET

Dhunohet me sende të forta një person, 52-vjeçari transportohet në spital (EMRI)

20:25 - 03.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 52-vjeçar është dhunuar me sende të forta mbrëmjen e sotme (3 tetor). Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, ndërsa blutë e kryeqytetit thonë se bëhet fjalë për Gjergj Zefin, administratorin e një portali.




Policia sqaron Zefi është goditur me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar.

I plagosuri është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.