BLUETOOTH

“Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës”-Zbuloni si do të jeni me ‘punët e zemrës’ për muajin tetor, ja çfarë parashikojnë yjet për çdo shenjë!

15:00 - 03.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çfarë kanë rezervuar yjet këtë muaj.




DASHI

Dashi, pas një kohe trazirash në dashuri, tanimë mund të bëni paqe mes njëri-tjetrit duke gjetur gjuhën e përbashkët. Nëse jeni në një lidhje do e forconi bashkëpunimin dhe do filloni projekte. Pranë partnerit do ndiheni gjithmonë të plotësuar. Ju beqarët do kënaqeni me çdo takim që do realizoni dhe ka gjasë që me një person të mendoni për një lidhje serioze.

DEMI

Demi, diskutoni gjërat përpara se të bëni hapa të rëndësishëm në çift, do ta keni më të lehtë të ecni përpara nëse punoni së bashku. Ju të dashuruarit do ja kaloni mirë pranë personave të zemrës dhe do filloni të programoni ndonjë aventurë. Ju beqarët do jeni të kënaqur nga jeta që bëni dhe nuk do e kërkoni me ngulm një lidhje. Në fakt do merrni propozime të shumta, të cilat do jenë në dorën e tyre nëse do i pranojnë apo jo.

BINJAKËT

Binjaket, tani është koha për të kuptuar saktësisht se çfarë doni në dashuri, shkoni pas saj. Nëse jeni në një lidhje duhet t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah sepse në të kundërt gjërat mund të ftohen mes jush. Ju beqarët nuk do keni një periudhë të favorshme dhe nuk do përfitoni nga mundësitë që do iu jepet.

GAFORRJA

Gaforrja, nëse jeni në një marrëdhënie, partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do pranojë t’ua plotësojë një e nga një të gjitha dëshirat. Të dy do fantazoni dhe do përjetoni kënaqësi të reja. Kini parasysh që java e fundit do jetë plot me surpriza. Ju beqarët gjithashtu do keni një muaj të mbushur me takime të rëndësishme. Shfrytëzojini sa të mundni sepse ato do ua ndryshojnë të ardhmen.

LUANI

Luani, ju jeni ende ylli i dashurisë së zodiakut.Nësë jeni në një lidhje, kaloni sa me shume kohë me partnerin tuaj. Kjo është e vetmja mënyrë që gjithçka të ec siç duhet. Beqarë? Shpirti juaj binjak tashmë ju ka dëgjuar të flisni për të dhe dëshiron t’ju takojë!

VIRGJËRESHA

Virgjëresha, mos harroni se dashuria është e brishtë, ndaj trajtojeni atë me kujdes. Ju që jeni në një lidhje duhet të mendoni të bëni gjëra të reja e pse jo ndonjë çmenduri të vogël. Rutina është ajo që e shkatërron më shumë se çdo gjë tjetër një lidhje. Ju beqarët duhet ta shfrytëzoni çdo ftesë që do ju bëhet për të pasur njohje të reja. Edhe sikur gjërat të mos shkojnë ashtu siç mund të keni dashur, rëndësi ka të mos qëndroni vetëm.

PESHORJA

Peshorja, përpiquni të zbuloni ndjenjat tuaja në mënyra që ju duken autentike. Ju që keni një lidhje do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni në asnjë moment. Kjo mund ta acaroje partnerin, i cili gjithashtu nuk do hapë rrugë. Ju beqarët duhet të ruani sa më shumë qetësinë sepse po u nxituat do e lëndoni veten.

AKREPI

Akrepi, në sferën romantike, Afërdita dhe Hëna thonë “po”. Të dashuruarit, duhet të jeni të matur dhe do i zgjidhi me qetësi të gjitha problemet që ju kishin dalë më herët. Për ju, me e rëndësishmja nga të gjitha është lumturia. Beqarët më mirë të mos nxitohen që të mos gabojnë

SHIGJETARI

Shigjetari, kujdes: shpirti binjak mund të jetë shumë pranë jush, mbase një mesazh larg. Nëse jeni në një lidhje do krijoni debate të kota me partnerin dhe do ndiheni keq të dy. Mundohuni ta shihni çdo gjë ndryshe nëse nuk doni të shkatërroni gjithçka të ndërtuar deri më tani

BRICJAPI

Bricjapi, ky muaj është mistik për ju, pasi hëna intensifikon aftësinë tuaj për të lexuar emocionet dhe dëshirat e atyre që ju rrethojnë. Beqarë? Intuita juaj është një mjet i fuqishëm tani: zemra juaj mund të jetë gati për të nisur një udhëtim të jashtëzakonshëm pasioni.

UJORI

Ujori, mund të jeni gati që nga një “ndoshta” të bëhet një “po”. Për të dashuruarit, ketë muaj do i jepni më tepër prioritet jetës tuaj sentimentale dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës partnerin. Do dini si ta doni atë me fjalë dhe me gjeste. Ju beqarët do bëni të pamundurën që të krijoni sa më parë një familje. Java e dyte do jetë më e favorshmja nga ta gjitha dhe mundësitë do jenë të shkëlqyera

PESHQIT.

Peshqit, këtë muaj do keni ide të mira dhe do përjetoni emocione pa fund. Do i konceptoni ndryshe gjërat dhe do tregoheni më të matur. Ju që jeni në një lidhje, javën e pare do keni probleme të mëdha dhe mund të ndiheni keq. Jepini fund autoritetit të tepruar nëse doni që t’iu rikthehet qetësia sa më parë. Ju beqarët duhet të dilni e të argëtoheni sa më shumë që të mundeni. Nëse do keni mundësi mund të përfitoni edhe nga ftesat që do ju bëhen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.