AKTUALITET

“Qëndrimi i Serbisë, shqetësues”, Parlamenti Evropian diskuton sulmin e Banjskës: Situata është në Kosovë është serioze

20:31 - 03.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Parlamenti Evropian ka diskutuar sot sulmin terrorist në Veri të Kosovës me komisinerin evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, që ka deklaruar se sulmi ishte i paprecedentë. Po ashtu ai ka kërkuar që agresorët serbë të vendosen para drejtësisë.




Duke folur për sasinë e armëve të konfiskuar nga Policia, Lenarçiç tha se kjo dëshmon se situata është serioze në Kosovë.

“Qëndrimi i Serbisë sa i përket 24 shtatorit është tejet shqetësuese, po ashtu mënyra në të cilën është shpallur dita e zisë. Ajo që është e qartë në këtë fazë është që ky operacion tregon një armatim të rëndë ushtarak në atë zonë dhe përbën përshkallëzim madhor që shkon në kundërshtim me thirrjet e BE-së për uljen e tensioneve”, tha Lenarçiç.

Komisioneri evropian shtoi se Bashkimi Evropian pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në këtë rast.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.