AKTUALITET

Fatmir Mediu bën deklaratën e fortë: Para Gërdecit, 140 persona janë vrarë nga shpërthimet gjatë demontimit të municioneve

22:24 - 04.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka deklaruar se para shpërthimit në Gërdec, nga shpërthimet e ndodhura në depot e demontimit të municioneve kanë humbur jetën 140 persona.




I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ai tha se edhe pse kanë vdekur kaq shumë persona, asnjë ministër nuk ka dhënë dorëheqjen.

Ndërsa për rastin e Gërdecit, Mediu u shpreh se  si ministër mori përsipër përgjegjësinë politike pas tragjedisë.

Debati në studio

Shabani: Këtu ka viktima dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi

Mediu: Kur Mediu nuk ndalon dot prokurorinë të bëjë një veprim të paligjshëm, si und të ndalojë të bëjë një veprim të ligjshëm?

Shabani: Ju mund ta ndihmoni drejtësinë me informacion… aty kanë vdekur njerëz që nuk duhet të ishin fare në fabrikë, që nga mosha…  ai që është ministër i mbrojtjes ndjen një përgjegjësi pse ka zgjedhur këtë kompani dhe pse aty. Nëse keni pasur presion nga lart, bashkëpunoni me drejtësinë

Mediu: Këto marifete aludimesh shko bëji diku tjetër, jo me mua

Shabani: Nuk ka aksident në një fabrikë ku kishte fëmijë dhe gra

Mediu: Po ju them, e dini sa janë vrarë para Gërdecit nga shpërthimi i municioneve? 140 vetë! Ka pasur ndonjë ministër të japë dorëheqje?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.