Kryesore

Në gjurmët e Kristiano Ronaldos, ylli i ri i Realit është… Bellingam/ Vinicius barazon Roberto Karlosin

08:46 - 04.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhud Bellingam është padyshim ylli i momentit te Reali i Madridit. Mesfushori anglez është shndërruar në një lider te skuadra e Ançelotit, teksa me golat e tij, ka rrëmbyer skenën, edhe pse ka vetëm pak muaj që është tranferuar tek galaktikët.




Bellingam gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin e sotëm ndaj Napolit, ku Reali triumfoi me rezultatin 2-3. Ai është lojtari i tretë që shënon në 2 ndeshjet e tij të para për madrilenët në Champions, pas Kristian Karembe në 1998 dhe Kristiano Ronaldos në 2009.

Ndërkohë për sa i përket brazilianit Vinicius Zhunior, ai tashmë ka shënuar 16 gola për Real Madridin në Champions, duke barazuar Roberto Karlosin, si brazilianin me më shumë gola për klubin në Champions.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.