


Trupi i pajetë i Klodiana Vefës, 37-vjeçares shqiptare që u vra nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar mbrëmjen e 28 shtatorit në Castelfiorentino të Firences në Itali është nisur sot drejt Shqipërisë. Funerali do të kryhet ditën e shtunë (7 tetor).
Kryebashkiaku tha se instuticioni që ai drejton ka hapur një llogari bankare për të mbështetur fëmijët e Klodianës.
“Për momentin ajo që kemi rënë dakord është që kjo llogari rrjedhëse e Bashkisë të vihet në dispozicion për të drejtuar çdo donacion, i cili do të vihet në dispozicion të tyre: IT94F0842537790000010299535. Arsyeja duhet të jetë: Klodiana”, u shpreh ai.
Shfaq Komentet (0)