Kronikë

Emrat/ Vrau bashkatdhetarin e tij pas një përplasje në qeli, dënohet me 6 vite burg 38-vjeçari shqiptar në Britani

13:05 - 07.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar në shtetin Britanik me 6 vite e gjysmë burg pasi akuzohet se vrau aksidentalisht pas një përplasje në qeli bashkëatdhetarin e tij.




Shpendi Hakili u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia në gjyqin e mbajtur nga Gjykata në Maidstone.

Hakili kishte mohuar, të ishte fajrot për vdekjen e shqiptarit Sazan Bako, me të cilin kishte patur një përplasje më 20 Nëntor të vitit të shkuar, në Cuxton Road, Strood.

Bako, ishte përfshirë në një debat me Hakilin, nga Glasgou, që përfundoi me pasoja fatale.

Sipas asaj çka shkruajnë dhe mediat britanike, ka qenë forca me të cilën 35-vjeçari e ka goditur Bakon, që e ka bërë atë të bjerë në tokë e të përplasë kokën. Viktima humbi jetën 3 javë më vonë në spital.

Pas incidentit, oficerët nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex nisën një hetim dhe fillimisht arrestuan dy persona në lidhje me ngjarjen. Por, më vonë ata u liruan pa akuzë.

Ndërkohë, detektivët vijuan hetimet dhe në mars 2023, shqiptari Hakili u arrestua në Francë,për tu gjykuar për vrasje nga pakujdesia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.