Kryesore

Konferenca e Silvinjos/ Flet trajneri: Kam luks me këta alternativa, ja kur do të fillojmë të bëjmë llogaritë

11:33 - 07.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, SIlvinjo, është shfaqur sot në konferencën e zakonshme për mediat para fillimit të grumbullimit të kuqezinjve për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Bullgarisë. E para është një ndeshje e rëndësishme për kualifikueset e EURO 2024, ndërsa e dyta një miqësore ku ai do të shohë në veprim disa lojtarë që kanë pasur më pak mundësi aktivizimi deri tani.WhatsApp Image 2023-10-07 at 11.21.17




Sigurisht, vëmendja ka qenë më shumë te ndeshja ndaj Çekisë, pasi ajo mund të përcaktojë fatin e kuqezinjve në rrugën drejt EURO 2024.

“Kërkoj ndjesë se ka shumë gjëra të 48 orëve të fundit që kanë qenë të vështira. Ismajli kishte një dëmtim të lehtë e humbi një ndeshje, po e ndiqnim. Dëmtimi ishte me Interin me 24 shtator, ka bërë vetëm një pjesë loje dhe pastaj ishim në errësirë, flasim me doktorët, klubin e lojtarin. Nuk jemi atje çdo ditë, duhet të respektojmë edhe klubin. Fola me doktorin Stesina, presim klubin dhe lojtarin që të vijë te ne dhe vlerësojmë, ai është një titullar, një lojtar i rëndësishëm, nëse nuk është në rregull, do e shohim apo jo. Por kemi të tjerë, ndaj bëjmë ftesë për 25 lojtarë. Unë mendoj për një ndeshje dhe mendoj se kemi 23 lojtarë, por nuk ka qenë e thjeshtë zgjidhja për 23. Është ai e të tjerë me probleme. Por jam absolutisht i bindur që do të kemi lojtarë të fortë të gatshëm për të zbritur në fushë.

Praktikisht ne kemi një grumbullim të ngjashëm me të fundit, ishim 25 lojtarë. Doli Roshi dhe hyri Broja ndaj lista është shumë e ekuilibruar. Fakti që luajnë me ekipet është shumë e  bukur për ne edhe pse ka të tjerë që luajnë e nuk janë, ne i ndjekim çdo javë kur shënojnë, japin asist apo luajnë. Lojtarët dhe ne mbërrijnë të karikuar dhe tani mendojmë vetëm për ndeshjen ndaj Republikës Çeke. Nuk më shqetëson asgjë rreth të ardhmes e Europianit, jemi këtu me mendjen te Çekia. E dimë që janë të fortë, nuk janë mundur ende, kanë pësuar 2 gola, ne jemi me mendjen e duhur për 90 minutat. Jam i lumtur që lojtarët luajnë dhe shënojnë, janë të rëndësishëm. Para Polonisë thashë që kanë ekip të fortë, por edhe ne kemi të fortë, të mirë dhe me cilësi e teknikë dhe kjo është e bukura.

Abrashi është një futbollist i rëndësishëm për ne, por në këtë sfidë kemi nevojë për centimetra, dhe Gjasula është një zgjedhje e duhur, na ka dhënë një ndihmë të madhe ndeshjet e kaluara. Abrashi ka historinë e tij në Kombëtare, ne i dimë cilësitë e tij, por zgjedhja është bërë sepse kemi nevojë për centimetra në mesfushë.

Duke qenë se nga puna në klub në Kombëtare nuk kemi pasur shumë kohë, është e rëndëishme të pimë një kafe me futbollistët, dhe për këtë kemi bërë këtë tur duke i vizituar futbollistët në klubet e tyre. Jam i kënaqur nga takimet, atmosfera, jemi të vetdijshëm për ndeshjet që kemi përpara, kemi dhënë shpirtin dhe zemrën në fushë, kemi derdhur djersë, forca e skuadrës është shpirti i garës. Jam shumë i lumtur dhe nga tifozët për mbështetjen e treguar.

Që në fillim kemi thënë që llogaritë bëhen në nëntor. Më kujtohet që kemi thënë që është një grup i vështirë dhe i ekuilibruar se ka ndarje piksh, kemi ndeshje të vështira. Në këtë moment nuk mund të bësh llogaritë. Më vonë, ndoshta në nëntor po, duhet kjo apo jo. Kjo është ndeshje e vështirë . E vërtetë që luajmë në shtëpi, me njerëzit  tonë, me atmosferë të jashtëzakonshme, por është e vështirë, mund të ndodhë gjithçka, si ndaj Polonisë. Ka kampionë në fushë, nga një anë dhe tjetra. Kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Por është e vështirë,  duhet përgatitur shumë mirë. Por çdo lloj llogarie bëhet vetëm në nëntor.

 

Shumë alternativa në mesfushë e sulm? Unë mendoj se është luks në sensin e mirë, se nëse luan, shënon dhe është i fortë, është e bukur. Sa më shumë luan një lojtar, aq më shumë vjen entuziast dhe i fortë. Unë duhet të bëj një zgjedhje të 11 lojtarëve, ne kemi avantazh. Në këtë moment ne nuk jemi 11 por 25 dhe këtë e kanë kuptuar edhe lojtarët. 2-3 lojtarë kanë hyrë në lojë dhe kanë bërë 10-15 minuta të jashtëzakonshme, kanë dhënë shumë gjera, kanë vendosur lojën. Ky është një luks i mirë. Sa më mirë kthehet në formë një lojtar, aq më mirë. I bëj unë zgjedhjet, për mua sa më mirë mbërrin një lojtar në grumbullim, aq më mirë.”, tha ndër të tjera Silvinjo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.