AKTUALITET

Lufta në Izrael/ Video e rrëmbimit të izraelitëve nga Hamasi, mes tyre edhe fëmijë

20:20 - 07.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thrilleri ende mbizotëron rreth rrëmbimeve të izraelitëve nga Hamasi. Deri më tani mediat ndërkombëtare raportojnë për dhjetëra pengje, ndërsa pak më herët lajmin e ka konfirmuar edhe ushtria izraelite.




Në mesin e zyrtarëve të lartë të rrëmbyer, Hamasi pretendon se mbante gjeneralmajorin izraelit Nimrod Aloni, së bashku me ushtarë të tjerë.

Në një video të publikuar nga War Monitor, terroristët e Hamasit mund të shihen duke rrëmbyer një numër të madh njerëzish, përfshirë fëmijë, duke i hedhur në një karrocë dhe duke i çuar në Gaza.

Disa besohet se janë zhvendosur në qytete të vogla përreth Rripit të Gazës. Të tjerë janë zhvendosur në Gaza pasi situata ka dalë jashtë kontrollit.

Nënkryetari i zyrës politike të Hamasit tha më herët se zyrtarë të lartë ushtarakë izraelitë ishin marrë peng.

“Ne kemi marrë peng oficerë ushtarakë të rangut të lartë”, pohoi ai konkretisht.

“Lufta po përshkallëzohet. Shumë palestinezë janë vrarë dhe shumë izraelitë janë të vdekur e të burgosur”, shtoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.