AKTUALITET

Mjekësia proteston/ Pr.ligji për punën e detyruar 5 vjet në Shqipëri, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestën e radhës

22:18 - 07.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi bojkotuan fillimin e viti të ri akademik, studentët e Universitetit të Mjekësisë, kanë lajmëruar që do vijojnë protestat kundër vendimit të qeverisë, që u kërkon të punojnë deri në 5 vjet në Shqipëri në përfundim të studimeve, para se të marrin diplomën.




Studentet paralajmërojnë se do të mblidhen ditën e hënë, më datë 9 Tetor, në orën 9:00, tek “Godina e Kuqe”, për të bojkotuar dhe protestuar sërish.

Ata kërkojnë dialog për të shmangur pengesat që u sjell marrëveshja e kërkuar nga universiteti, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi disavjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar.

Bojkotin e studimeve ata e kishin njoftuar qysh nga protestat që mbajtën para Kuvendit, teksa shumica miratonte në seancë projektin e ri të qeverisë, që synon të frenojë emigrimin e punonjësve të rinj të mjekësisë.

Një nga studentët e ngritur në protestë ditën e fillimi të ri akademik, u shpreh se bojkoti i mësimit do të vazhdojë dhe se ligjin do e çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Studentët janë të vendosur që ligjin të çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Do të vazhdojmë bojkotin derisa të kemi një reagim. Paralelisht po përpiqemi të çojmë ligjin në gjykatën Kushtetuese”, tha ndër të tjera studenti i Mjekësisë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.