BLUETOOTH

Nuk mori një ftesë, kunjat e Efit ndaj “Dancing With the Stars”: S’dua një përsëritje të Big-ut

13:46 - 07.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Efi Dhedhes gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother Vip” bëri për vete një publik të gjerë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.




Së fundmi, Efi ka zhvilluar një bisedë virtuale me fansat, teksa një ndër ta e pyeti ishbanoren se pse nuk mori pjesë në konkursin e kërcimit “DWTS”, ndërsa ajo tha se “Big Brother” ka mbaruar dhe nuk dëshiron ta përjetojë edhe një here të njëjtën eksperiencë.

“Sepse ‘Big’-u ka mbaruar dhe nuk do të doja një ‘Big’ ripërsëritje, dysh”, tha Efi.

efi dhedhes

Mesa duket ish-banorja “thumboi” “Top Channel”, pasi disa nga konkurentët e këtij spektali janë ish-banorët e “BBV”, si Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Elvis Pupa dhe në juri Olta Gixhari.

efi dhedhes1

Efi tregoi më herët se ka refuzuar që të marrë pjesë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë protagonistët kryesorë, pasi roli që i ofruan ishte i parëndësishëm.

1676899031_cfarekaneteperbashketluizejllidheefidhedhespasdaljessesajngashtepiaebbv-1

“Më ka ardhur por nuk më tërheqin shumë. Nuk dua thjesht të futem dhe kaq. Dua që vërtet të më pëlqejë diçka që ta bëj. Më erdhi një propozim por që absolutisht që nuk e pranova pasi ishte një gjë shumë e vogël, pra një rol i parëndësishëm”, u shpreh Efi.

Teksa u pyet nga moderatorja se a do luante krah Luizit dhe Oltës, ish-banorja tha: “Puna është punë”.

efi dhedhes2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.