Kryesore

Sulmi i Hamasit kundër Izraelit, Rama: Qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit

14:11 - 07.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeminstri Edi Rama ka dënuar sulmin e grupit të Hamasit ndaj Izraelit mëngjesin e sotëm.




Kreu i qeverisë, shkruan në rrjetin social X, se “ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit”.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, u shpreh Edi Rama.

Grupi i Hamasit lëshoi mijëra raketa në drejtim të Izraelit mëngjesin e së shtunës (7 tetor).

Raportohet se deri më tani janë 22 viktima dhe 545 të plagosur nga sulmi me raketa.

Kryeministri i Izraelit e ka konsideruar “luftë” sulmin e grupit të Hamasit dhe është kundërpërgjigjur.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë thënë se deri më tani kanë sulmuar 17 komplekse ushtarake dhe katër seli operative të Hamasit.

IDF deklaroi se kishte filluar të godiste objektivat në Rripin e Gazës në përgjigje të “breshërisë” së raketave në Izrael.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.