AKTUALITET

“Unë jam sqaruar me Luanën”-Deklarata e tij për një video erotike, Ervin Karamuço: Asnjë nga videot që kam përmendur nuk është publike

12:38 - 07.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas zhurmës së madhe që bëri deklarata e tij lidhur me qarkullimin e një video erotike, ekspert i kriminalistikës Ervin Karamuço është shprehur se video për të cilën ai ka folur nuk është publike.




Sipas Karamuços personazhet e shfaqura në video ishin fytyra të njohura të showbizzit shqiptarë. Mjaftoi kjo deklaratë që rrjeti të aludonte dhe emri më i përfolur ishte ai i moderatores Luana Vjollca.

Por  Karamuço hedh kështu poshtë aludimet duke thënë se ka pasur një bisedë sqaruese me vetë Luanën dhe ndihet i qetë shpirtërisht.

“Unë e kam mbyllu këtë muhabet por kam sqaruar pozitën time edhe me vetë zonjën e respektuar të televizionit dhe unë jam shumë i qetë shpirtërisht.

Nuk ka pasur dhe nuk ka ende në publik asnjë nga ato video që unë kam përmendur.

Unë sfidën e kam me të vërtetën dhe nuk ma blejnë dot.”- u shpreh ekspert i kriminalistikës Ervin Karamuço në emisionin “Zonë e Lirë”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.