BLUETOOTH

FOTO/ “Na hoqi nga Instagrami për një shaka”- Dafina Zeqiri i kthehet keq Sara Hoxhës: Mos e përmend më emrin tim! Kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd

11:35 - 08.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se përplasja mes çiftit Ledri-Sara dhe Dafina Zeqirit do të vazhdojnë.




Një koment i reperit Ledri Vula disa muaj më parë në një postim të këngëtares Dafina Zeqiri bëri që kjo e fundit të hiqte çiftin nga Instagrami dhe u shpreh se kanë shfrytëzuar emrin e saj.

Ishte Sara foli për herë të parë ditën e djeshme për këtë situatë në “S’e Luan Topi”, ku shpjegoi se e gjitha nisi nga komenti i Ledrit, të cilin influencerja që në fillim e kishte marrë si shaka. Sipas saj, kur vetë partnerja e reperit e mori atë koment si batutë dhe jo si ngacmim, kjo do të thotë se nuk u bë me tendencë. Sara u shpreh po ashtu se nuk e kupton pse Dafina reagoi në këtë mënyrë.

Pas kësaj interviste, nuk ka vonuar reagimi i Dafinës. Artistja ka publikuar një status në Threads, duke shkruar:

“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.