BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Prej kohësh larg syrit të publikut, Argita Malltezi shfaqet në rrugët e Bllokut! Si duket vajza e Sali Berishës në përditshmërinë e saj

12:13 - 08.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Daljet e saj publike kanë qenë të rralla, duke preferuar të qëndrojë larg zhurmës mediatike që familja e saj ka prej shumë vitesh. E kemi fjalën për Argita Malltezin, vajzën e Sali Berishës, që dashur pa dashur është bërë shpesh objekt i mediave.




Megjithatë, ajo vetë preferon që të vijojë me angazhimet e saj, në heshtje. Mes karrierës dhe nënë e katër fëmijëve, pak kohë e lirë mbetet për të, për të shijuar jetën sociale të Tiranës.

Megjithatë, paparaci ynë ka mundur ti shkëpusë një moment, teksa vajza e ish-kryeministrit shfaqet në zonën e Ish-Bllokut. Krejt e vetme, dhe duke folur në telefon, Argita ka zgjedhur të nxitojë hapat, për të vijuar me rrugën e saj.

argita malltezi

E veshur me një fustan posht gjurit, bardhë e zi, Argita kishte zgjedhur një palë sandale me pak takë e plot ngjyra. Me syze dielli, si për t’iu shmangur syve të kureshtarëve, Argita dukej shumë e përqëndruar në telefonatën që po bënte.

Edhe pse ka shumë kohë larg syve të publikut, mund të themi se ajo vijon të mbetet në formë të shkëlqyer. Intervistat e saj datojnë në shumë vite më parë, ku ka folur më shumë për angazhimet e saj si nënë.

argita malltezi1

“Familja e madhe ka më pak disavantazhe nga sa mund të mendohet. Nuk është e vërtetë që lodhja shumëfishohet për një grua varësisht numrit të fëmijëve. Së pari, njeriu aftësohet dhe mëson t’i bëjë gjërat më lehtësisht. Madje, familja e madhe ka një efekt të jashtëzakonshëm pozitiv mbi ëmijë: mësojnë të jenë më pak egoistë dhe më shumë kërkues ndaj vetes. Lidhen me njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin. Nuk ka më ekskluzivitet, dhe kjo është një gjë e mirë. Fundja, a nuk është kështu vetë jeta? Sigurisht, ka edhe probleme familja e madhe.

Sepse, çdo fëmijë vjen me specifikën e vet individuale. Më herët kisha të tjera plane për jetën time. Kisha përfytyruar se do të martohesha rreth moshës 33 vjeç, pasi të kisha përfunduar me të gjitha pikësynimet e mia akademike. Në të vërtetë u martova 24 vjeç dhe 33 vjeç linda vajzën time të tretë. Zemra mori të tjera vendime nga ato të mendjes, dhe planet e mia u përmbysën, por jam shumë e kënaqur për këtë. Rezultati ka qenë optimist”, shprehej Argita të një interviste të shumë viteve më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.