BLUETOOTH

Lidhja me sherr në distancë e Megi Pojanit dhe futbollistin shqiptar! Grindjet e çiftit për… Ç’po ndodh me marrëdhënien e tyre

10:53 - 08.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lidhja e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit është në qendër të vëmendjes prej më shumë sesa 1 viti. Ndonëse të dy protagonistët kanë zgjedhur mos ta pranojnë këtë romancë, duket se tashmë nuk ka më vend për aludime.




Ndërkohë që këtë verë, dyshja e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Futbollisti e ka kaluar gjithë verën në Tiranë, pranë partneres së tij, ku edhe ka shijuar ditët e pushimit me Megin, por edhe familjen e saj. Por, nisja e sezonit të ri, i ka gjetur sërish dy të rinjtë në një lidhje në distancë.

megi pojani1

Nga personat e afërt të dyshes, kemi mësuar se në fakt kjo lidhje në distancë është shumë dramatike, pasi të shpeshta janë problemet e çiftit, kryesisht për xhelozi. Megjithatë, dy të rinjtë vijojnë me historinë e dashurisë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e shpeshta.

megi pojani2

Vitin e shkuar, të shpeshta kanë qenë udhëtimet e moderatores drejt Turqisë, ku edhe takohej me partnerin e tij. Ndërsa këtë sezon, ndoshta prej ngarkesës, apo ndoshta për shkak të konflikteve të herë pas hershme, Megi ka zgjedhur mos të udhëtojë aq shpesh drejt Turqisë, ku sërish Endri luan futboll. Dyshja ka zgjedhur që ti ketë takimet edhe më të rralla, duke u fokusuar si prioritet tek karrierat e tyre. Më herët, futbollisti në intervistat e dhëna është ngacmuar edhe për thashethemet e kohëve të fundit lidhur me romancën me Megi Pojanin.

megi pojani endri cekici.1

Futbollisti tha se për momentin, statusi i tij është “complicated”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet, ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ja dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë.

megi pojani

Qëkur ka nisur kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie. Vetëm pak kohë më parë, Endri dhe Megi e shkëputën këtë lidhje. Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit.

megi pojani endri cekici

Endri Çekiçi ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një restorant afër Durrësit. Por sigurisht, në këtë festë nuk ka munguar edhe partnerja e tij, Megi Pojani. Ka qenë motra e saj Ina që ka postuar një foto nga i njëjti ambient ku shohim futbollistin me miqtë dhe familjarët e tij. E duket se kanë qenë pikërisht motrat e Megit që kanë ndikuar në këtë ribashkim.

megi pojani2

Të dyja motrat kanë bërë të mundur ribashkimin e çiftit, duke i bashkuar pikërisht në ditëlindjen e tij. Dyshja u pa bashkë për herë të parë në verën e këtij viti. Si Megi, ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre.

megi pojani3

E ftuar në “Wake Up”, Megi është pyetur për jetën në çift ku ka bërë rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë. Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit. “Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehej Megi.

“Je ‘single’ dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori. “Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo.

megi pojani11

E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes. Në atë kohë, Megi ishte e angazhuar si konkurrente në “Dancing with the Stars” çfarë ka bërë që dy të rinjtë të kalojnë kohë larg njëritjetrit. Sakaq, Megi ishte e ftuar në “Pardon my french”, ku mesa duket ajo ka “pranuar” se tashmë e ka një partner, madje ka ironizuar dhe thashethemet që kanë qarkulluar për të.

megi pojani15

E pyetur nëse është Jurgeni, balerini i cili do e shoqërojë përgjatë rrugëtimit në “DWTS”, i vetmi partner në jetën e saj, kërcimtari u shpreh se “Megi këto tre muaj e ka të ndaluar të ketë partner, kështu që për sa kohë është në ‘DWTS’ është vetëm partnerja ime, kështu që çuna as mos tentoni fare”.

megi pojani1

“Po bëj një regjim totalitar. Nëse dini ndonjë partner tjetër timin mund ta thoni, po unë vetëm Jurgenin di si partner”, shprehej Megi. Por, krisja mori fund, kur vetëm moderatorja publikoi në rrjetet sociale një foto ku shihen dy filxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë”.

megi pojani4

Zërat për këtë lidhje nisën pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore. Që nga ajo ditë, ulje ngritjet e tyre kanë qenë të shpeshta, por asnjëherë ndarja nuk ka qenë përfundimtare

megi pojanimegi pojani1megi pojani5megi pojani3megi pojanimegi pojani5megi pojani3megi pojani2megi pojanimegi pojani4megi pojani (2)megi pojani1megi pojani2megi pojani3megi pojani (1)megi pojani (5)megi pojani3megi pojani1megi pojani7megi pojani6megi pojani2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.