Kryesore

Nuk kanë fund telashet për Arben Ahmetaj/ Pas Inceneratorëve, ish-ministri i Financave merret në hetim edhe për privatizimin e ish-fabrikës së bukës

11:43 - 08.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj merr të pandehur ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj për shpërdorim detyre, raporton News24. Sipas akuzës, Ahmetaj ka shkelur ligjin duke firmosur privatizimin e ish-fabrikës së bukës te “5 maji”.




Një tjetër akuzë kjo për ish numrin dy te qeverise, i cili aktualisht ndodhet ne arrati.

Ahmetaj akuzohet se ka shkaktuar dëm 7 miliardë lekë për familjen Myderizi, e cila ka fituar proceset gjyqësore.

Por Ahmetaj në cilësinë e ish-ministrit të Financave ka vendosur privatizimin dhe në pronën e familjes Myderizi është ngritur një kompleks pallatesh.

SPAK ka veçuar çështjen dhe është duke vijuar hetimin për zyrtarë të tjerë në lidhje me këtë çështje.

Ndaj Arben Ahmetajt ka një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale: “Korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

Ish-ministri dyshohet se ka përfituar para dhe prona nga bosët e inceneratorëve Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.