


Piramida e Tiranës është kthyer në një pikat më të frekuentuara në kryeqytet. Familjarë, të moshuar apo edhe shumë të rinj e vizitojnë atë gjatë ditës apo mbrëmjes.
Por duket se objekti i përuruar së fundmi, është kthyer edhe në fokusin e të rinjve që duan të kryejnë sporte ekstreme që iu japin adrenalinë.
Një video po qarkullon në TikTok ku shfaqet një i ri, pa asnjë mjet mbrojtës hidhet më skateboard nga një pjesë e pjerrët dhe më pas përfundon i rrëzuar keq në lulishte. Pasi rrëzohet, i riu ngrihet dhe duket se nuk pëson gjë dhe më pas merr përqafime nga miqtë e tij që e shoqëronin.
Një veprim i rrezikshëm i cili mund të jetë fatal për jetën e tij por edhe i rrezikshëm edhe për vizitorët e “Piramidës”.
@collaku.collak♬ original sound – Ad.collak
Shfaq Komentet (0)