BLUETOOTH

E ofendoi rëndë nga familja, Dea Mishel flet për raportin me Luiz Ejllin: Nuk i flas, ai më tha “unë të shaj prapë po të dua”

11:33 - 11.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banorja e “BBV”, Dea Mishel është një ndër aktorët e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, premiera e të cilit është zhvilluar së fundmi në “Pallatin e Kongreseve”.




Një ndër pjesëmarrëset ishte edhe Dea, e cila gjatë një interviste ka zbuluar më shumë rreth raportit të saj me disa nga ish-banorët.

Teksa u pyet mbi marrëdhënien me Luiz Ejllin i cili së bashku me Olta Gixharin janë protagonistët kryesorë të filmit ku ajo luan, ish-konkurentja tregoi se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë lloj komunikimi me të pasi ai e ofendoi rëndë nga familja.

“Xhirimet ndodhën shumë pak para se ne patëm atë përplasjen në koncertin e tij që me kishte ofenduar nga familja. Nuk është se i kam folur më dhe nuk do t’i flas. Si mund ti flas më dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre. Kemi pasur mundësi komunikimi dhe më tha prapë ‘unë të shaj prap po të dua’, kështu që nuk do t’i flas më atij njeriu.”- tha Dea.

Kujtojmë se pak muaj më parë, këngëtari ofendoi publikisht ish-banoren në një nga koncertet e tij, ndërsa i dedikoi këngën “Oj Lujlia me limona”.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”- u shpreh ai.

E pas momentit i cili është bërë viral në rrjet, erdhi dhe reagimi i Deas e cila nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, ajo nuk ia ka përtuar aspak këngëtarit me kundërpërgjigjen e saj.

 “Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë.”

“Unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas më ndonjëherë për ty. Nuk je në mendjen time. Sot do vazhdoj të festoj ditëlindjen e mamit me familjen timë, pavarësisht se ti dhe të gjithë që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer ddrejt nesh dhe me nderpretë. Gjërat e mia të shenjta mos mi prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për tu pasuruar deri në pangopje”, shprehet Dea Mishel për Ejllin.

Nga ana tjetër me Oltën ajo ka një raport të mirë.

Olta është një dritë, një dashuri dhe mexi po pres ta takoj sot”– u shpreh ish-banorja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.