BLUETOOTH

Mbështeti Palestinën, “Playboy” ndërpret kontratën me Mia Khalifën. Ja çfarë shkruan revista e famshme për yllin e p*rnos

20:12 - 11.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka tërhequr gjithë vëmendjen e shoqërisë botërore. Konflikti ka nxjerrë lloj-lloj opinionesh dhe qëndrimesh.




Ka fytyra publike të cilët mbështesin Benjamin Netanyahut apo ata që janë në anën e sulmeve të grupit Hamas.

Ky i fundit është rasti i ish-aktores së filmave pornografik Mia Khalifa , e cila theksoi publikisht mbështetjen e saj për popullin palestinez.

“A mund t’u thotë dikush luftëtarëve të lirisë në Palestinë të vendosin telefonat dhe të filmojnë horizontalisht? Nëse mund të shikoni situatën në Palestinë dhe të mos jeni në anën e palestinezëve, atëherë jeni në anën e gabuar dhe historia do ta vërtetojë atë me kohë”- ka  shkruar  ajo fillimisht në  platformen “X”. 

Statuset e saj vijuan dhe ditë më vonë kur Mia Khalifas iu desh të sqaronte fjalët e saj:

“Dua të bëj të qartë se kjo deklaratë në asnjë mënyrë nuk nxit përhapjen e dhunës. Unë thashë konkretisht luftëtarët e lirisë, sepse kjo është ajo që qytetarët palestinezë… luftojnë për liri çdo ditë.Shpresojmë të kuptoni se fjalët dhe veprimet tuaja kanë pasoja.”

Por lajmi u përhap shpejt dhe statusi i saj ra në duart e Playboy , i cili ka marrë një vendim për aktoren.

Revista e famshme ka publikuar një deklaratë ku thuhet se drejtorët kanë vendosur prishjen e kontratës që Mia Khalifa kishte me kompaninë në fjalë.

“Ne po ju shkruajmë sot për t’ju informuar për vendimin tonë për t’i dhënë fund marrëdhënies së Playboy me Mia Khalifa, duke përfshirë heqjen e kanalit Playboy të Mia-s në platformën tonë të krijuesve. Gjatë ditëve të fundit, Mia ka bërë komente të papërshtatshme dhe të dënueshme duke festuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm. Në Playboy ne inkurajojmë shprehjen e lirë dhe debatin politik konstruktiv, por kemi një politikë zero tolerance për gjuhën e urrejtjes. “Shpresojmë që Mia të kuptojë se fjalët dhe veprimet e saj kanë pasoja”- shkruan Playboy

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.