BLUETOOTH

“Unë një femër me “rimorkio” nuk ia çoj mamasë në shtëpi”- Enisa pranoi se ishte nënë e një vajze, konkurrenti i “Për’Puthen” e ofendon: Mjerë fëmija që të ka nënë

10:46 - 11.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përplasje që kaloi çdo kufi të etikës ka ndodhur gjatë puntatës së djeshme në “Për’Puthen”.




Dy konkurrentët Ledio dhe Enisa, u përballën ashpër ndërsa por diskutimi vazhdoi me ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit.

Ishte Ledio tha se nuk do të merrte kurrë përsipër riskun për të dalë me një vajzë që është edhe nënë me fëmijë, sikurse Enisa. Konkurrentja nga ana tjetër iu kthyer ashpër, duke i kërkuar “ta qepë gojën”.

Debati:

Ledio: Çfarë të lëndoi nga ajo deklaratë

Enisa: Janë bërë shumë të mërzitshme, çdo puntatë Enisa dhe goca. Po e them për herë të fundit, nuk kam ardhur këtu që t’i gjej baba gocës, ka një marrëdhënie shumë të mirë me të atin. Kam ardhur këtu për veten. Kush më preferon mua si Enisë okej, kush nuk më pranon, shumë mirë. Dua të mbyllet ky lloj diskutimi

Ledio: Po ti m’u vërsule me gjithë këto ofendime

Enisa: Po ti e mohove

Enisa: Ta kam shpjeguar 500 herë për çfarë thashë po dhe për çfarë thashë jo. Lëreni të qetë Enisën. U mbyll ky diskutim

Ledio: Po për çfarë ke ardhur

Enisa: Kam ardhur për veten

Ledio: Dua të di çfarë ishin ato ofendime

Enisa: Po ti nuk ke pse ndërhyn?

Ledio: Nuk mund të ofendosh një mashkull

Enisa: Dua të të ofendoj, je i pacipë

Ledio: Nuk lejoj nënën time të më ofendojë

Enisa: Mjerë nëna jote kë paska në shtëpi

Ledio: Mjerë ai fëmijë që të ka ty për nënë

Enisa: Fëmija im kur të ka parë në televizor, ka thyer televizorin nga mënyra si m’u drejtove

Ledio: Po unë them të vërtetën, nuk ke ardhur për ne e kalon në ofendime

Enisa: Pse të djeg ty?

Ledio: Unë një femër me një rimorke nga mbrapa nuk ia çoj nënës

Enisa: Nuk kam shprehur pëlqim për ty. Nuk je në shijet e mia

Ledio: Ik jashtë, sepse nuk e meriton këtë vend këtu

Sipas Ledios, Enisa nuk meriton të jetë konkurrente në “Për’puthen” dhe madje “nuk meriton të quhet femër”.

Ledio: Ky sezon nuk është për nënat me fëmijë. Ky program nuk është për ty

Enisa: Nëse asnjë nuk do të dalë me mua, unë çohem

Ledio: Je për përputhen +40

Enisa: Më marrsh të keqen. Ti je për komunitetin LGBT. Asnjë nga gocat nuk të pranon.

Ledio: Vini këtu në televizion me skenarë, bëni filma dy lekësha

Ledio: Duhet të më kërkosh ndjesë

Enisa: Nuk të kërkoj

Ledio: Atëherë nuk e meriton të jesh femër

Enisa: Ti nuk je askush se ta hedh takën kokës

Kjo ishte përballja më skandaloze dhe ofendime të tilla nuk do të lejohen kurrë më, tha moderatorja Megi Pojani, ndërsa dy konkurrentët nuk kursyen akuzat.

Ledio: Femrat si ty nuk i lë të lajnë banjon

Enisa: Meshkujt si ti i hedh në ëc dhe i lë

 

 

@chill.lovely Uaaa cfare ofendimesh #chilllovely #megipojani #perputhen ♬ original sound –


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.