Kronikë

E zuri poshtë masivi i dheut teksa ishte duke punuar, ndërron jetë drejtuesi i ekskavatorit

16:48 - 12.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Prekal, pranë qytetit të Shkodrës, pasi një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një incidenti gjatë punës.




Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Z. P., 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.