AKTUALITET

Krujë/ Kishin përshtatur ambientin afër shtëpisë për tharjen e bimëve narkotike, arrestohet 31-vjeçari!

14:44 - 12.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 31-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi përshtati një ambient pranë shtëpisë së tij, për tharjen e bimëve narkotike. I përfshirë në këtë rast, është edhe një 16-vjeçar nga Fushë-Kruja, i cili u vu nën hetim, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.




M., 31 vjeç, banues në Domje, kishte përshtatur një ambient në fshatin Mafsheq të Krujës, për tharjen e disa bimëve kanabis, të cilat në total përbënin 11 kg të lëndës narkotike.

Bashkë me 31-vjeçarin u kap edhe një 16-vjeçar nga Fushë Kruja, i cili u la nën hetim në gjendje të lirë nga blutë e Tiranës.

Ndërsa në kërkim u shpall O. C., 20 vjeç, gjithashtu banues në Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit në këtë ambient, uniformat blu gjetën rreth 11 kg kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri, që u gjet e fshehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.