Kryesore

Ndeshja SHQIPËRI-ÇEKI/ Gol i anuluar dhe i kuq për miqtë, shtohen brohoritjet në “Air Albania” (VIDEO)

21:31 - 12.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan një ndeshje shumë vendimtare për ecurinë e saj drejt Euro 2024 ndaj Çekisë. Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 10 pikë dhe një rezultat pozitiv ndaj çekëve që i ndjekin me 8 pikë, do e bënte shumë më të thjeshtë rrugëtimin e mëtejshëm të skuadrës së Silvinjos.




Ashtu siç pritej, trajneri Silvinjo ka bërë pak ndryshime në rreshtimin e tij duke i besuar thuajse plotësisht grupit të lojtarëve me të cilët ka përballuar ndeshjet e fundit.

Në portë konfirmohet Berisha si titullar, edhe pse mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë për shkak të situatës shëndetësore. Ndërkohë, në mbrojtje është Ajeti ai i cili merr vendin e Ismajlit të dëmtuar.

Mesfusha është e pandryshuar, ndërsa në sulm është konfirmuar si në ndeshjen e parë ndaj Çeklsë, treshja me Asanin e Seferin në mbështetje të Çikalleshit.

NGJARJET KRYESORE

38’ Çekët shënojnë pas zhvillimit të një goditje dënimi me Çutil i cili shtyn më dorë sferën në rrjetë. Gjyqtari anulon golin si dhe i tregon kartonin e  dytë të verdhë sulmuesit, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë. I verdhë edhe për Suçek për protesta. (VIDEO)

34’ Çekët tentojnë që të depërtojnë në zonë në qendër me Çutil, por Gjimshiti kontrollon zonën para se të sinjalizohet pozicion jashtë loje kundër miqve. (VIDEO)

33’ Mitaj rrëmben topin në krahun e majtë por vonohet në daljen para dhe miqtë rikuperojnë topin.

26’ Bajrami nis një sulm të rrufeshëm të kuqezinjve me kombinimin me Çikalleshin dhe Asllanin, por pasimi i këtij të fundit nuk e nis dot të vetëm drejt portës.

25’ Çutil ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të shpejtë të kuqezinjve me Bajramin.

22’ Ramadani nis Asanin drejt zonës, por Krejçi ndal sulmuesin. Më pas ky i fundit vlerësohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

20’ Dy harkime radhazi në zonën kuqezi, por fillimisht mbrojtja e pastaj Berisha kontrollojnë gjithçka.

18’ Kundërsulm i rrufeshëm i kuqezinjve me Cikalleshin i cili në krahun e majtë arrin deri pranë portës, pro sheh gjuajtjen e tij të devijohet nga portieri Pavlenka. (VIDEO)

16’ Holesh harkon në zonë për sulmuesit e rrezikshëm çek, Hysaj me kokë largon sferën.

12’ Bajrami merr topin në qendër dhe driblon dy lojtarë, duke arritur në fundore në të djathtën, por nuk ia del që të pasojë në qendër.

12’ Çernji provon të kopjojë Asanin me një gjuajtje nga jashtë zonës, por Berisha grushton dhe mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

9’ GOOOL  SHQIPËRIA! Godet përsëri Asani nga distanca. (VIDEO)

6’ Harkim i rrezikshëm në zonë, është përsëri një devijim që çon topin drejt Berishës por ky i fundit kontrollon me qetësi.

3’ Ndeshja nis me një ritëm të çmendur dhe me luftë sportive që në minutat e parë, pasi ka përplasje të vazhdueshme në mesfushë.

1’ Menjëherë rrezikshëm çekët me një gjuajtje të fortë, të kontrolluar në dy kohë nga Berisha. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Çikalleshi.

Trajner: Silvinjo

ÇEKIA: Pavlenka, Holesh, Brabek, Krejçi, Kufal, Suçek, M. Sadilek, Jurashek, Çernji, Çutil, Kushta.

Trajner: Jaroslav Shilhavi

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.