LAJMI I FUNDIT

“Presim një ndeshje të ngjashme si në Pragë”, Zabaleta tregon strategjinë kuqezi: Po luajmë përballë një ekipi fizik, ja çfarë duhet të evitojmë

20:41 - 12.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pablo Zabaleta, zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, ka komentuar pak minuta para fillimit të sfidës zgjedhjet që ka bërë trajneri Silvinjo për përballjen me Çekinë.




“Formacioni? Ne nuk mendojmë për ndeshjen përpara, kjo është ndeshje tjetër. Ne gjithmonë mendojmë se janë lojtarët e duhur për këtë ndeshje. Ne presim një ndeshje të ngjashme nga Çekia se ato luajnë thuajse me të njëjtin formacion, ndaj plani ynë është pak a shumë të mendojmë për diçka shumë të ngjashme.

Ismajli? Mëkat që erdhi me dëmtim se c ishte i rëndësishëm katërshja po luante bashkë dhe ishte solide. Por ndonjëherë ndodh në futboll, mund të humbasësh një lojtar. Ne kemi Ajetin që ka eksperiencë, ka luajtur më parë me Kombëtaren. Kemi besim që me Gjimshitin dhe ai mund të bëjë një punë shumë të mirë në prapavijë.

Ne luajmë ndaj një ekipi fizik. Kufal e Jurashek janë të fortë në krahë, hedhin krose. Ata kanë shumë lojtarë në zonë, krijojnë diferencën fizikisht. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm të mbrohemi nga topi i gjatë, rivëniet, të evitojmë faullët pranë zonës se janë shumë të mirë në standartet.

Ne duam të jemi ekip aktiv, duam të luajmë futboll dhe të jemi skuadër sulmuese. Por duam të jemi edhe të organizuar në fazën mbrojtëse, nëse mbrojmë shumë lart ata fitojnë hapësirë pas krahëve. Por duam të kemi topin se kemi lojtarë të cilët të krijojnë lojë e raste dhe të shënojmë si në ndeshjet e kaluara.

Duhet ta kuptojmë që janë shumë agresivë, janë intensivë dhe duhet të vrapojmë nga topi i gjatë. Lojtarët e dinë që janë të fortë, mund të lodhen, por duhet të sigurohemi që në pjesën e dytë të jemi të qetë me topin, të mbajmë sferën, jo të vrapojmë. Por shpresojmë të jemi më të ndërgjegjshëm në pjesën e dytë. Por duhet të kuptojmë që janë të fortë dhe vrapojmë më shumë se sa pritet, mund të na detyrojnë të vrapojmë kështu”, tha Zabaleta për “SuperSport” para fillimit të sfidës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.