AKTUALITET

“Shqipëria ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist”- Peleshi në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s: I mirëpritur intensifikimi i patrullimeve të KFOR përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

18:03 - 12.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, ku thekson se Shqipëria ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist, si një tentativë për destabilizimin e rajonit.




Peleshi thekson se është i mirëpritur intensifikimi i patrullimeve të KFOR përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në sinkronizim me Policinë e Kosovës.

“Situata në Veri të Kosovës mori një vëmendje të veçantë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel.

Shqipëria ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist, si një tentativë për destabilizimin e rajonit dhe është tërësisht e angazhuar bashkë me aleatët për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

I mirëpritur intensifikimi i patrullimeve të KFOR përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në sinkronizim me Policinë e Kosovës”, shkruan Niko Peleshi në Facebook.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.