Kryesore

“Shteti shkrihet me partinë”- Ilir Meta: Një nga pasojat në Durrës pas 14 majit ishte falimenti i Ujësjellësit, u shndërrua në ndërmarrje elektorale

19:57 - 12.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me këshilltarët e kësaj force politike të bashkise në Durrës. Në fjalën e tij, Meta u ndal tek problematikat që hasin banorët e këtij qyteti, ndërsa drejtoi gishtin nga qeveria.




Sipas tij shteti është shkrirë me partine për qëllime elektorale, ndërsa theksoi se një nga pasojat për Durrësin pas 14 majit ishte falimentimi i Ujësjellësit, që siç theksoi ai u shndërrua në një ndërmarrje elektorale.

“Durrësi është një bashki që është përfshirë nga ethet e plakjes. Numri i banorëve të Durrësit vjen në rënie. Kështu ndodh kur shteti shkrihet me partinë për qëllime elektorale. Bën ato krime elektorale që janë në vëmendje të raportit të OSBE/ ODIHR.

Grupi ynë i këshilltarëve duhet të vendosin në axhëndë e punës së këtyre këshillave problemet e qytetarëve dhe për ti ballafaquar drejtuesit me mos mbajtjen e premtimeve për shkak të korrupsionit.

Një nga pasojat e para të zgjedhjeve të 14 majit për Durrësin ishte shpallja e falimentit të ndërmarrjes së Ujësjellësit të Durrësit, një ndërmarrje elektorale. Ku shkuan mbi 170 mln euro grante për ujësjellësin e Durrësit. Vetëm vitin e fundit u dyfishuan humbjet dhe kështu ndodh që ndërmarrje si kjo shndërrohen në ndërmarrje elektorale ku prioritet është korrupsioni”, tha ndër të tjera Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.