BLUETOOTH

Nga Era Istrefi, Tayna dhe Melinda! Të gjitha konfliktet më të bujshme të Dafina Zeqirit! Si lindi përplasja me Sara Hoxhën…

16:46 - 13.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Industria e muzikës shpesh prodhon zënka dhe mosmarrëveshje mes artistëve.

Vjedhja e teksteve,  e vijave melodike, konkurrenca në paraqitje, krahasimet mes fansave apo intrigat e lidhjeve romantike janë disa nga temat kryesore ku shpesh kanë zanafillë përplasjet mes personazheve.




Së fundmi një nga vajzat më të njohura të showbizzit ka pushtuar titujt e medias rozë.

Po flasim për Dafina Zeqirn e cila kohëve të fundit por edhe më parë ka pasur përplasje në rrjet me disa personazhe të njohur kryesisht femra.

Sherri më i freskët i saj është ai me Sara Hoxhën bashkëshorten e ish-partnerit të saj Ledri Vula.

Gjithçka nisi me hitin më të ri të këngëtares ku në një fragment dukej se ajo dhe Ledri po i kthenin përgjigje njëri-tjetrit.

“Ti kam dhënë krejt, ti kam dhënë krejt ama lock më le vetëm”- tha Ledri në një fragment të këngës.

Ndërsa Dafina iu përgjigj: “Ti kam dhënë krejt, mi ke dhënë krejt ama sot prapë vetëm. Ti ke humb njëjtë, unë kam humb njëjtë ama ndjenjat mbeten!”

Nuk ishte vetëm kaq pasi vetëm pak kohë më vonë Sara e ftuar në një emision ka komentuar mbi raportet e saj me Daffin.

Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë”, u shpreh ajo.

Menjëherë pasi në rrjet qarkulluan lajmet për reagimin e Sarës, erdhi dhe një reagim nga Dafina, e cila përmes një statusi në “Threads” shkruan:

“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”

Një tjetër zënkë e freskët e Dafinës është ajo me Melinda Ademin e cila ka komentuar postimin që Dafina ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

“Gratë që mbështesin dhe duan njëra-tjetrën është një superfuqi”– tha këngëtarja ndër të tjera.

“Ti vetëm feministe nuk je”- ka shkruar Melinda, ndërsa krahas saj ka vendosur një emoj klouni duke treguar kështu.

Një tjetër raport i krisur është ai i Daffit me këngëtaren Tayna, në fakt sherri mes tyre nuk është shumë i freskët pasi ka kohë që në mediat rozë qarkullonte lajmi se dyshja e vajzave nuk flasin me njëra-tjetrën gjithashtu shumë prodhime muzikore të tyre u cilësuan si “Diss-e” për njëra-tjetrën.

Ishte ky “Freestyle” që u mor si diss direkt për këngëtaren që shpesh krahasohen nga fansat.

Një tjetër përplasje disi e papritur për ndjekësit e Dafinës ishte ajo me make up artistin Arber Bytyqi.

Këngëtarja ri postoi një postim të make up artistit në fjalë por jo për ti bërë reklamë punës dhe as për ta falënderuar.

Ajo në postimin e saj u shpreh:

“Arbër rrenc Bytyqi MUA [make up artist]! Mjaft postove foto shumë të edituara të miat! Të miat në përgjithësi! Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di mirë pse!,” shkruan Dafina. “Je një nga njerëzit më fals që kam njohur në këtë industri! Një gënjeshtar! Mjaft! Më postove! “Mua”! Pikë! Nuk veproj kështu zakonisht, por dreqi e mori! Ti je një sociopat!”

Përplasja tjetër është ajo me Era Istrefin zhurma filloi kur dy artistet janë shfaqur në një kohë shumë të shkurtër me një palë vathë me perla të njëjtë dhe ka qenë Dafina Zeqiri, ajo që ka lënë të kuptohet se Era e ka kopjuar.

Në një prej postimeve të saj, Dafina është shprehur:

“Gjëja që ka rëndësi lidhur me perlat ëhtë është gruaja që i veshë ato”.

Por ndryshe nga artistet e tjera Era Istrefi nuk ka reaguar lidhur me postimin që u konsiderua thumb.

Për ata që janë ndjekës të hershëm të Dafinës e dinë që kohë më parë ajo dhe Dhurata Dora nuk ndiqeshin në Instagram nuk postonin apo takoheshin.

Por siç duket çdo gjë i është kthyer normalitetit dhe vajzat janë shoqe shumë të mira.

Këto ishin disa nga “sherret” virtuale më të komentuar të Dafinës me personazhet publike.

Sa i përket jetës private kujtojmë se Dafina vetëm disa muaj më parë u nda nga partneri i saj Dj Geek.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.