BLUETOOTH

Raporti me ulje-ngritje, Wanda Nara tregon se çfarë do të bëjë me Mauro Icardin pasi të lërë futbollin

17:44 - 15.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marrëdhënia në çift mes Mauro Ikardit dhe Vanda Narës është shoqëruar me ulje-ngritjet, por ata vijnë të jenë bashkë dhe madje kanë edhe plane afatgjatë për të ardhmen.




Ka qenë bashkëshortja njëkohësisht edhe menaxherja e sulmuesit Argjentinas, Vanda Nara,   që në një intervistë për revistën “oggi”, ka treguar se çfarë do të bëjnë si familje pasi  Mauro Ikardi të largohet nga futbolli I luajtur.

“Kur Mauro të largohet nga futbolli, ne do të kthehemi si familje të jetojmë në Itali, mes Milanos dhe shtëpisë sonë në Ticino”.   Vanda Nara ka dhënë gjithashtu edhe një përgjigje në lidhje me akuzat se si menaxhere e sulmuesit, me vendimet dhe stilin  e jetesës, e ka shkatërruar karrierën e bashkëshortit të saj.

“Pagat e Mauros janë të shkëlqyera. Ne jetuam në Paris dhe tani jemi në Stamboll. Dy qytete të mrekullueshme. A dukem si një shkatërruese karriere?”. Kjo ishte përgjigja e saj në lidhje me akuzat për shkatërrim të karrierës së Mauro Ikardit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.