Kryesore

Begaj reagon pak para nisjes së “Samititi të Berlinit”: Moment historik në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit

09:11 - 16.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e ka cilësuar “moment historik” pritjen e liderëve të BE për Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet sot në Tiranë.




Kreu i shtetit, përmes një postimi në platformën X, uron që diskutimet e ditës së sotme të jenë produktive.

“Pritja e sotme e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë është një moment historik për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonin në tërësi. I mirëpres me ngrohtësi delegacionet e pranishme dhe u uroj atyre diskutime produktive”, ka shkruar Begaj.

Kujtojmë se një ditë më parë, në zyrën e tij, Begaj priti  Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës.

Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”, shkroi të dielën presidenti, në një postim në Facebook.

391533685_296624813143296_423138366381813288_n

391559633_296624773143300_2308766845326924059_n


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.