BOTA

Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit sjell viktima edhe në SHBA, vritet një 6-vjeçar, policia amerikane: U sulmua me thikë sepse ishte mysliman

09:29 - 16.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 71-vjeçar është akuzuar për vrasje dhe krime urrejtjeje, pasi dyshohet se sulmoi me thikë dy persona sepse ishin myslimanë.




Sipas BBC, Joseph Czuba, akuzohet për vrasjen e një djali 6- vjeçar dhe plagosjen e nënës së tij 32 vjeçare, në Plainfield, Illinois.

Ata ishin në shënjestër për shkak të konfliktit aktual midis Hamasit dhe Izraelit, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Will.

Presidenti Biden dënoi sulmin ndaj nënës dhe djalit të saj, të cilët ishin palestinezo-amerikanë.

“Ky akt i tmerrshëm urrejtjeje nuk ka vend në Amerikë dhe qëndron kundër vlerave tona themelore: lirisë nga frika për mënyrën se si lutemi, çfarë besojmë dhe kush jemi. Si amerikanë, ne duhet të bashkohemi dhe të refuzojmë islamofobinë dhe të gjitha format e fanatizmit dhe urrejtje”, tha Biden.

Czuba u akuzua për vrasje të shkallës së parë, tentativë për vrasje të shkallës së parë, krime të urrejtjes dhe sulm të rëndë.

Joseph Czuba, autori i vrasjes së 6-vjeçarit

Në dëshminë e saj, nëna e të miturit, tha se “luftoi” kundër sulmuesit, por kur oficerët mbërritën në vendngjarje, djali kishte plagë të shumta thike në pjesën e sipërme të trupit dhe ndërroi jetë në spital.

Sipas autoriteteve amerikane, thika e përdorur nga sulmuesi ishte e dhëmbëzuar dhe 31 cm e gjatë.

Kujtojmë se për shkak të konfliktit, më shumë se 1,400 njerëz u vranë në Izrael fundjavën e kaluar kur luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin nga Rripi i Gazës për të sulmuar civilët dhe ushtarët.

Në Gaza, më shumë se 2,450 njerëz janë vrarë nga bombardimet e Izraelit, thonë autoritetet palestineze, me rreth 1,000 të zhdukur nën rrënoja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.