Kryesore

“E mbështet edhe Rama”/ Gazetari shqiptar që jeton në Francë: Sa të jetë Macron në pushtet, s’ka integrimi për Shqipërinë në BE

13:09 - 17.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari shqiptar i Radio France International, Genc Burimi ka ‘zbërthyer’ planin e Presidentit francez Emmanuel Macron në lidhje me rrugëtimin e Shqipërisë në BE, duke marrë shkas nga deklaratat dhe vizita e këtij të fundit dy-ditore në Tiranë. Burimi u shpreh se Rama qartazi “po varros” ëndrrën e shqiptarëve për integrimin europian, pasi në mënyrë “burracake” pranoi në konferencën për shtyp se pak i intereson nëse Shqipëria integrohet ose jo, pasi vendi mjaftohet me hedhjen e parave europiane.




“Edi Rama qartazi me vizitën e presidentit Macron po varros ëndrrën e shqiptarëve për integrim. Në mënyrën me të pakuptimtë apo më burracake, ai pranoi në konferencë shtypi me Macron se pak i intereson që Shqipëria të integrohet apo jo, ajo do të mjaftohet me hedhjen e parave europiane në Shqipëri. Është një deklaratë skandaloze. I takon Kuvendit të Shqipërisë të përcaktojë ambiciet europiane të vendit, jo ekzekutivit.

Heqja dorë nga integrimi i plotë i lejon ndoshta Ramës që mos t’i kërkojnë llogari për një demokraci funksionale. Ai i thotë Evropës , më jepni para, mos më bezdisni për reforma, dhe unë nuk ju bezdis me kërkesën për integrim. Axhenda personale e Edi Ramës s’mund të jetë ajo e popullit shqiptar që duhet të aspirojë për një vend me të drejta të plota në institucionet europiane dhe jo për lëmosha europiane. Lëmosha është e lehtë dhe për Evropën, por sfida e vërtetë qëndron tek përpjekja e vazhdueshme që Shqipëria të jetë jo një treg europian, por një demokraci e barabartë me ato europiane. Ndaj, jo projektit të një Bashkimi Euro – Ballkanik si ai Bashkimit Euro Maghreb të një ish-presidenti francez që po i pëlqyeka Ramës Po, projektit të vetëm që mund të kënaqë popullin shqiptar, atë të Anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në BE. Një kantier pune që duket se nuk i shkon më për shtat Edi Ramës, por nga i cili demokratët e vërtetë në Shqipëri nuk mundën dhe nuk duhet të heqin dorë . Kurrë!”, thekson Burimi.

 

 

Burimi përfundoi duke u shprehur se projekti i vetëm që kënaq popullin shqiptar është ai i anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, dhe jo një projekt i ngjashëm me “Euro-Maghreb”. Mes të tjerash gazetari në një lidhje përmes skype për rubrikën ‘Opionin’ në News24 theksoi se deri sa të jetë në pushtet Macron, Shqipëria nuk do të marrë asnjë datë për integrimin e saj në BE, plan që sipas tij mbështetet edhe nga Rama.

“Lexoni një intervistë që ka bërë ish-ministri Bushati me Jacques Attali. Attali thotë në këtë intervistë se në vitin 90 u mashtruam nga amerikanët të cilët na shtynë drejt zgjerimit, për të bojkotuar Europën. U futën polakë, hungarezë. Këtë gafë i thotë ai, mos ta bëjnë në të ardhmen. E ardhja janë këto 6 vende të BE. Macron thotë; duam thellim, jo zgjerim para thellimit. Vizioni francez, sa të jetë Macroni në fuqi, Shqipëria nuk mund të pretendojë, të ketë një datë integrimi. Të bëhet një vend i integruar. Ky vizion mesa shoh po i pëlqen edhe Ramës. Ai e ndan këtë vizion. Ai do të thotë se; jam dakord me Francës. Hidhni para te ne, do të bëjmë reforma dhe datën e integrimit s’ka problem, e bëjmë kur ta bëjmë, edhe pas 100 vitesh. Ti mund të jesh treg për Europën, pa qenë demokraci. Sicc është Kina. Unë këtij plani i them jo! E debatojmë edhe me kolegët. Kjo të demotivon. Ky është një plan për bashkimin e tregjeve. Në 2027-ës, sot për sot në Francë vjen në fuqi Le Pen. Ikën Macron se nuk do e ketë më të drejtën që të qeverisë. Mund të kesh një datë, vetëm nëse vendet tona në Ballkan, bëhen si Zvicra. Po kurrë Shqipëria, Serbia, Mali i Zi nuk do të bëhen si Zvicra nga ana demokratike. Klasa politike shqiptare, ta lexojë me vëmendje se çfarë ka dashur të thotë Rama dhe të thirret për interpleancë në Parlament. Ai po merr një lëmoshë, që Europa të hedhë lëmoshë në Ballkan.

Nuk do të ketë vendim për Serbinë, deri në samitin BE-Ballkanin Perëndimor. Këtë duan të bëjnë të gjithë këta me Ramën. Ajo që ndodhi në Banjskë, Serbia distancohet dhe zbatohet plani franko-gjerman. Ka 12 pika. Një prej tyre është pika ku kërkohet që të futet një ‘pykë’ në Kushtetutën e Serbisë, që nuk e njeh Kosovën.”, tha Burimi.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.